Zbulohen 2 lokale me lojëra fati, në pranga 3 persona në Tiranë! Mes tyre edhe administratori

10 Mars 2026 | 16:30

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u zbuluan dy lokale ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë dhe celularë.

Të arrestuarit janë administratori dhe punonjës të lokalit. Policia bën me dije se janë sekuestruar 6 kompjuterë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive. Lokalet gjendeshin në rrugën “Muhamet Deliu” dhe “Mysym Keta”.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Multigames”. Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin ilegalisht, lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë.

Arrestohen 3 shtetas (administrator dhe punonjës në këto subjekte). Sekuestrohen nga të dyja subjektet, 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive.

Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Multigames”.

Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K, 20 vjeç,  S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç, pasi:

-në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administronte 24-vjeçari dhe ishte punonjës shtetasin B. K.,  dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë;

-në rrugën “Mysym Keta” , në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën 2 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe për të ardhmen e Shqipërisë

Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocionues gjatë protestës së zhvilluar në bulevard kundër projektit që ka nxitur debat dhe reagime të shumta publike....
20:31 | 05/06/2026

Rama nga Vlora: Një investim transformoi Tivatin, pret 5 milionë turistë në vit. Shqipëria i mbylli derën

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte po vijon takimin në Vlorë në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Rama lidhur me investimet që...
20:21 | 05/06/2026

(VIDEO) Tension në Sheshin e Flamurit në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e...
19:55 | 05/06/2026