Mbi 50 qytete bashkohen kundër nxehtësisë ekstreme, nga Athina deri në Oulu

5 Qershor 2026 | 20:28

Më shumë se 50 kryetarë bashkish nga e gjithë bota po bashkojnë forcat për të mbrojtur qytetarët nga nxehtësia ekstreme, e cila konsiderohet tashmë rreziku klimatik më vdekjeprurës në planet.

Nisma e re “50@50”, e udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), synon të ndihmojë qytetet të ndajnë zgjidhje praktike dhe të forcojnë qëndrueshmërinë përballë valëve gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit.

Qyteti turk i Antalias, i cili vitin e kaluar përjetoi temperatura rekord mbi 46 gradë Celsius, është një nga pjesëmarrësit kryesorë të projektit. Autoritetet lokale kanë zhvilluar një plan veprimi bazuar në hartëzimin e zonave më të rrezikuara nga nxehtësia, duke investuar në hapësira të gjelbra, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe infrastrukturë ftohëse.

Edhe Athina po ndërmerr masa të ngjashme. Kryeqyteti grek po krijon një park metropolitan prej 215 mijë metrash katrorë në një nga zonat më të prekura nga temperaturat e larta dhe ka nisur një program për mbjelljen e mijëra pemëve çdo vit.

Ndërkohë, edhe qyteti finlandez Oulu, i vendosur pranë Rrethit Arktik, është përfshirë në iniciativë pas valëve të pazakonta të të nxehtit që goditën vendin vitin e kaluar. Autoritetet po rishikojnë planifikimin urban për t’iu përshtatur kushteve të reja klimatike.

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, nxehtësia ekstreme po transformon jetën në qytete anembanë botës dhe kërkon veprime urgjente. Gjatë vitit të ardhshëm, një numër qytetesh do të testojnë kapacitetet e tyre për t’u përballur me skenarë edhe më ekstremë të temperaturave, në përpjekje për të mbrojtur banorët dhe infrastrukturën urbane nga efektet e krizës klimatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s

Një letër që qarkullon në Parlamentin Europian bën thirrje për një hetim nëse presioni nga administrata amerikane ka ndikuar në vendimin e FIFA-s për të...
13:32 | 07/07/2026

Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kryeministri holandez, Rob Jetten këtë të martë ka zhvilluar për Euronews Albania një intervistë të shkurtër nga Ankaraja. Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha e...
13:16 | 07/07/2026

18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime pas shpërthimeve të raportuara në qendër të Damaskut, ka bërë të ditur Pallati...
13:00 | 07/07/2026