18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee

7 Korrik 2026 | 13:00

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime pas shpërthimeve të raportuara në qendër të Damaskut, ka bërë të ditur Pallati Élysée.

Në momentin kur ndodhën shpërthimet, Macron ishte duke udhëtuar drejt pallatit presidencial sirian, ku ishte planifikuar takimi me homologun e tij, Ahmed al-Sharaa.

Si pasojë e shpërthimeve, 18 persona mbetën të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan re tymi dhe flakë pranë një automjeti në afërsi të një hoteli në kryeqytetin sirian.

Macron mbërriti në Siri të hënën në mbrëmje, duke u bërë lideri i parë i Bashkimit Evropian që viziton vendin pas rrëzimit të regjimit 24-vjeçar të Bashar al-Assad.

Pas vizitës në Siri, presidenti francez u nis drejt Turqisë, ku pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s

Një letër që qarkullon në Parlamentin Europian bën thirrje për një hetim nëse presioni nga administrata amerikane ka ndikuar në vendimin e FIFA-s për të...
13:32 | 07/07/2026

Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kryeministri holandez, Rob Jetten këtë të martë ka zhvilluar për Euronews Albania një intervistë të shkurtër nga Ankaraja. Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha e...
13:16 | 07/07/2026

Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa

Tetë ‘viktima’ të një skandali përgjimi në Greqi kanë paditur firmën e mbikëqyrjes Intellexa SA me seli në Athinë dhe individë që besohet se janë...
12:33 | 07/07/2026