Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i komunikojë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s në Ankara se është i gatshëm të rikthejë Turqinë në programin e avionëve luftarakë F-35, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane ndaj Ankarasë.
Sipas raportimit të The New York Times, Trump mund të përmbysë ndalimin e vendosur në vitin 2019, kur Turqia u përjashtua nga programi për shkak të blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, një veprim që Uashingtoni e konsideroi rrezik për sigurinë e teknologjisë së avionëve F-35.
Burime të administratës amerikane bëjnë të ditur se ende nuk ka një plan të finalizuar për tejkalimin e pengesave ligjore dhe kufizimeve të vendosura nga Kongresi, megjithatë po shqyrtohet mundësia e një shkëmbimi letrash mes dy liderëve për të hapur rrugën e marrëveshjes.
Kongresi amerikan kishte ndaluar çdo shitje të avionëve F-35 drejt Turqisë për aq kohë sa Ankaraja mban në përdorim sistemin rus S-400, nga frika se Moska mund të përfitonte informacione mbi teknologjinë e avancuar të avionëve amerikanë.
Sipas raportit, një nga opsionet që po diskutohet është transferimi i sistemit S-400 në një vend të tretë, çka mund të zhbllokonte rikthimin e Turqisë në programin F-35. Megjithatë, një mekanizëm i tillë nuk është finalizuar ende.
Trump kishte paralajmëruar më herët se po përgatiste një “dhuratë” për Erdoganin që do ta bënte atë “shumë të lumtur”. Ndërkohë, administrata amerikane njoftoi muajin e kaluar Kongresin për synimin e saj për t’i shitur Turqisë motorë reaktivë me vlerë mbi 700 milionë dollarë, një lëvizje që analistët e konsiderojnë si shenjë të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Nëse realizohet, rikthimi i Turqisë në programin F-35 do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Turqi dhe në balancat e sigurisë brenda NATO-s.
Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit
Goditet një anije në Ngushticën e Hormuzit, Irani: Nuk ka bisedime nëse Trump nuk ndalon kërcënimet
- 13:52 Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee