Strasburgu rrëzon KLP-në për çështjen Manjani: Gabimi në moshën 15-vjeçare nuk mund të shkatërrojë një karrierë në drejtësi
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shpallur sot vendimin unanim në çështjen “Manjani kundër Shqipërisë“, duke konstatuar se shteti shqiptar ka shkelur Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Shiqiri Manjani, iu nënshtrua në vitin 2020 procesit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës për profilin prokuror, ku pasi kaloi provimin, u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Shkak për këtë vendim u bë një dënim për vjedhje i vitit 2006, i marrë kur ai ishte 15 vjeç, dënim për të cilin aplikuesi ishte reabilituar ligjërisht në vitin 2014.
Ankimet e Manjanit u rrëzuan radhazi nga Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Autoritetet vendase argumentuan se legjislacioni i posaçëm ndalon pranimin në sistemin e drejtësisë të personave të dënuar me vendim të formës së prerë, pavarësisht reabilitimit apo moshës kur është kryer vepra.
Gjykata Evropiane vlerësoi se ndërhyrja e autoriteteve shqiptare ishte jo proporcionale dhe e pambështetur në një analizë të mjaftueshme. Pikat kyçe të arsyetimit përfshijnë:
- Mungesa e vlerësimit të individualizuar: Gjykata konstatoi se autoritetet kombëtare u mjaftuan me një interpretim mekanik të ligjit, pa kryer një analizë të hollësishme të rrethanave specifike të rastit.
- Shpërfillja e moshës: Faktet tregojnë se z. Manjani ishte i mitur në kohën e veprës penale (15 vjeç), rrethanë që sipas Gjykatës duhej të trajtohej me prioritet në dritën e interesit më të lartë të fëmijës dhe parimeve të riintegrimit.
- Natyra e ndalimit: Gjykata e cilësoi si “ndalim absolut dhe të përhershëm”, i cili ka pasur një ndikim serioz dhe të pakthyeshëm në zhvillimin profesional dhe identitetin social të aplikuesit në një fazë të hershme të karrierës së tij.
- Integriteti i mëpasshëm: Nuk u mor parasysh sjellja e aplikuesit pas dënimit, përfshirë faktin që ai kishte ushtruar profesionin e avokatit dhe oficerit të policisë gjyqësore pa probleme ligjore.
Në përfundim, GJEDNJ vendosi:
- Dëmshpërblim: Shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë aplikuesit shumën prej 4,500 euro si dëmshpërblim për dëmin jopasuror.
- Rihapja e procesit: Gjykata vuri në dukje se legjislacioni shqiptar parashikon mundësinë e rihapjes së procesit gjyqësor në nivel kombëtar për rishqyrtimin e rastit në dritën e këtij aktgjykimi.
Ky vendim është marrë në mënyrë unanime nga një dhomë e përbërë prej shtatë gjyqtarësh.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec