Rritja e çmimit të naftës, Macron thërret për bisedë liderët e G7

11 Mars 2026 | 08:31

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një bisedë telefonike me udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara për të diskutuar krizën e Iranit dhe rritjen e çmimit të naftës, tha zyra e presidentit francez.

Bisedimet vijnë ndërsa qeveritë e G7-ës po peshojnë se si t’i përgjigjen një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të naftës të shkaktuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit.

Ministrat e energjisë të G7 nuk arritën të bien dakord për lirimin e rezervave strategjike të naftës të martën dhe në vend të kësaj i kërkuan Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë të vlerësonte situatën përpara se të vepronte.

Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë të hënën, por ranë me 11% të martën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump parashikoi se lufta në Lindjen e Mesme mund të përfundojë së shpejti.

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë gjithashtu hapat për të vazhduar eksportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë sigurimin e eskortave detare për anijet tregtare dhe mbështetjen e sigurimit të rrezikut të luftës për anijet cisterna, ndërsa Uashingtoni kërkon të qetësojë transportuesit dhe të parandalojë ndërprerje të mëtejshme të furnizimeve globale me naftë.

G7 përfshin Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Italinë, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën. Franca është kryesuesja aktuale e G7-ës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

NASA publikon pamjet nga hapësira: 59 mijë ndërtesa të dëmtuara në Venezuelë nga tërmetet, 16,000 të pastrehë

Gati 59,000 ndërtesa u dëmtuan ose u shkatërruan nga dy tërmete të fuqishme që goditën Venezuelën javën e kaluar, sipas një analize paraprake të të...
10:23 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026