Zbardhet porosia e Ballës pak para nisjes së Kuvendit për deputetët e PS-së: Mos provokoni
Ka nisur këtë të enjte pak përpara seancës parlamentare mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së lidhur me seancën e ditës së sotme. Në mbledhje i pranishëm është dhe Kryeministri Edi Rama. Ajo që është bërë e ditur sipas burimeve të gazetares Eksiola Shehu për Euroneës Albania është se porosia e kreut të Grupit parlamentar të PS-së për deputetët ka qenë që mos të provokohet.
Në seancë do të shqyrtohen dy raportet e përgatitura nga shumica dhe opozita për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Palët politike kanë qëndrime të kundërta për këtë çështje.
Socialistët argumentojnë se Balluku, e cila nuk mban më funksione ekzekutive në qeveri, nuk përbën rrezik për prishjen e provave apo për arratisje dhe se hetimet nga SPAK mund të vijojnë pa nevojën e masës së arrestit me burg. Për të rrëzuar kërkesën e SPAK, mazhorancës i mjaftojnë 71 vota në Parlament.
Sipas demokratëve, pavarësisht largimit nga postet ministrore, ekziston rreziku që ajo të ndikojë te dëshmitarët ose të ndërhyjë në provat e hetimit.
Raporti i shumicës do të prezantohet në seancë nga deputeti Ulsi Manja, ndërsa raporti i opozitës nga Oerd Bylykbashi, pasi Gazment Bardhi është përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Mbetet ende e paqartë nëse vetë Balluku do të jetë e pranishme në sallë dhe nëse do të marrë fjalën përpara deputetëve gjatë diskutimeve.
Ndërkohë, për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita, Policia e Shtetit ka marrë masa sigurie dhe ka rrethuar perimetrin e Parlamentit me barriera metalike.
Para nisjes së seancës plenare, në orën 09:00, Partia Socialiste do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar qëndrimin përfundimtar lidhur me votimin.
Në rendin e ditës së seancës janë përfshirë edhe disa çështje të tjera, mes tyre projektligje për marrëveshje ndërkombëtare dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare. Sipas burimeve , pritet që ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali të propozohet për Komisionin e Sigurisë, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë