Peskov: Bashkëpunimi midis Rusisë dhe SHBA-së mund të stabilizojë tregjet e energjisë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë sektorin e energjisë, mund dhe duhet të kontribuojë në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë.
Peskov shtoi se është shumë herët për të folur për bashkëpunim efektiv, por se tema po diskutohet në mënyrë aktive, raportoi TASS.
Ai tha gjithashtu se drejtori i Fondit Rus të Investimeve Direkte dhe përfaqësuesi special i presidentit rus për bashkëpunim ekonomik me vendet e huaja, Kirill Dmitriev, do t’i raportojë Presidentit rus Vladimir Putin mbi kontaktet e tij në SHBA, duke përfshirë takimet e krerëve të grupit të punës për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.
“Sa i përket detajeve të kontakteve të Dmitry-t në Miami, duhet të presim derisa ai të kthehet në shtëpi sot dhe t’i raportojë presidentit”, u tha Peskov gazetarëve.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet