Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 56 vite e 9 muaj burg 5 anëtarë të grupit kriminal
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë duke dënuar 5 të pandehur anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup i strukturuar kriminal. Në total ata u dënuan me 56 vite e 9 muaj burg e përkatësisht:
Arben Shpati dënohet me 13 vite burg/ 8.8 me gjykim të shkurtuar;
Pavlin Shpati, dënohet me 10.6 vite burg/ 7 me gjykim të shkurtuar;
Aleksandër Rrasa dënohet 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar;
Jeton Kacoli dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar;
Kristjan Plepaj dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar.
Në nëntor të vitit 2023 Policia e Shkodrës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi droge në një banesë të pabanuar në afërsi të lumit Kir dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta shtetas
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë kanabisi, në fshatrat Kir dhe Pult
Të arrestuarit kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupit kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë