Hoxha takim me VanHorn: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Në një postim në rrjetin X, Hoxha shprehet se SHBA mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë, ndërsa dy vendet vijojnë bashkëpunimin edhe në kuadër të NATO-s. Sakaq, ai ka shkruar se kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në Lindjen e Mesme, ku shprehu qëndrimin e Shqipërisë në përkrahje të aleatëve, duke mbështetur përpjekjet për të parandaluar veprimet e regjimit iranian.
“Kënaqësi të zhvilloja një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Sakaq, ai ka shkruar se kanë dikutuar dhe për situattën aktuale në Lindjen e Mesme, ku shpreh qëndrimin e Shqipërisë përkrahë aleatëve, në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian
Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë e kahershme, si edhe aleancën tonë të palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.
Diskutuam gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme.
Po ashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hoxha.
🇦🇱🇦🇱🇺🇸 Pleased to meet with the Chargé d’Affaires of the United States in #Albania, Nancy VanHorn.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) March 13, 2026
We reaffirmed the strong and enduring partnership between our two countries, our close cooperation and longstanding friendship, as well as our steadfast alliance within #NATO. The… pic.twitter.com/kVwmYkEbAD
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta