27 vjet nga Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Krimet serbe nuk mund të ngelen pa drejtësi

13 Mars 2026 | 15:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 27-vjetorin nga Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë. Kurti shkruan se më 13 mars në vitin 1999 forcat serbe sulmuan me granata tregun e qytetit ku u vranë 7 civilë dhe 128 të tjerë u plagosën.

Ai theksoi se krimet e kryera nga Serbia nuk mund të harrohen dhe as të ngelen pa drejtësi. Kurti shton se drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim moral dhe historik ndaj familjeve të viktimave dhe ndaj brezave që do të vijnë.

“Në përvjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, Republika e Kosovës nderon viktimat e pafajshme dhe kujton me dhimbje një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve gjatë luftës.

Më 13 mars 1999, forcat serbe sulmuan me granata tregun e qytetit. Shtatë civilë u vranë, ndër ta një fëmijë vetëm 5 vjeç, ndërsa 128 të tjerë u plagosën, shumë prej të cilëve mbartin plagë për gjithë jetën.

Ky sulm ishte pjesë e strategjisë së qëllimshme të terrorit ndaj popullatës civile shqiptare, një politikë dhune dhe gjenocidi që Serbia e zbatoi në Kosovë. Masakra në Tregun e Gjelbër, sikurse masakra në tregun Markale në Sarajevë, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, janë krime që dëshmojnë një model brutal të dhunës shtetërore të Serbisë ndaj civilëve të pafajshëm.

Sot, në këtë ditë përkujtimi, ne nderojmë jetët e humbura, qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë të plagosurve, dhe ritheksojmë se krimet e kryera nga Serbia nuk mund të harrohen dhe as të ngelen pa drejtësi.

Republika e Kosovës është e përkushtuar që kujtesa për viktimat të ruhet me dinjitet, ndërsa drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim moral dhe historik ndaj familjeve të tyre dhe ndaj brezave që do të vijnë. Lavdi dhe kujtim i përjetshëm për viktimat e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë”, shkruan Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026