Transportohet nga Korça drejt Tiranës foshnja 2 muajshe, në gjendje kritike nga kequshqyerja
Është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar foshnja 2 muajsh nga Korça, e cila rrezikonte jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji.
Gjendja shëndetësore e foshnjës vijon të jetë kritike. Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës foshnja 2-muajshe mbërriti në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në shtëpi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.
Sipas burime, dyshohet se ka qenë nëna ajo që nuk është kujdesur për foshnjën për ta ushqyer me gji dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i gjendjes së rënduar. Po ashtu, dyshohet se nëna ka probleme të shëndetit mendor.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta