Video e grabitjes spektakolare, 1.5 milion $ bizhuteri të vjedhura në më pak se një minutë
Një bandë grabitësish vodhi një dyqan bizhuterish në Kaliforni në qershor 2025, duke marrë bizhuteri me vlerë më shumë se 1.5 milion dollarë në më pak se një minutë.
Videoja e grabitjes, është publikuar ditën e djeshme nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, tregon organizimin e grupit, i cili përbëhej nga rreth 20 burra të maskuar. Grabitja ndodhi në bizhuterinë Kumar në Fremont.
E përshkruar nga autoritetet si një “vjedhje në stilin mafioz”, ngjarja ndodhi kur një varg automjetesh ndaloi jashtë dyqanit dhe burrat me kapuçë hynë me shpejtësi në dyqan, duke përdorur çekiçë dhe dalta.
Grabitësit thyen dritaret, vodhën rreth 75–80% të mallrave dhe larguan plaçkën në rreth 70 sekonda. Vlera e bizhuterive të marrë llogaritet mbi 1.4 milion dollarë, ndërsa ata ikën me makinat që prisnin jashtë. Videoja u publikua gjithashtu nga East Bay Times.
Për shkak se makinat e përdorura për arratisje ishin të vjedhura, policia nuk mundi t’i gjurmonte përmes kamerave të sigurisë. Megjithatë, një makinë patrullimi ndoqi një automjet që kaloi një shenjë STOP dhe dritat e kuqe, dhe katër të rinj, të moshës 19–20 vjeç, u arrestuan. Dy prej tyre u liruan, ndërsa çështja ndaj tyre nuk është çuar ende në gjykatë.
Persona të armatosur sulmojnë aeroportin e Nigerit, vriten 11 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 2 civilë
Kërkoi ndërhyrjen e SHBA-së në gjyqin e babait të tij, djali i Jair Bolsonaros dënohet me 4 vite burg
Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance
- 19:23 Rama prezent në Parlament, protestuesit nuk shkojnë drejt bulevardit! Marshojnë drejt Kuvendit
- 19:22 Jetojnë në një ish-kazermë, familja nga Peqini apel për strehë
- 19:21 Vijon protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen për ditën e 19-të radhazi
- 19:21 Zjarr pranë një reparti ushtarak në Gjirokastër, policia shoqëron çobanin e bagëtive
- 19:03 Persona të armatosur sulmojnë aeroportin e Nigerit, vriten 11 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 2 civilë
- 19:01 Rinis seanca plenare, Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj