Gjykata Kushtetuese shtyn për nesër seancën për çështjen e teatrit
Në Gjykatën Kushtetuese nisi sot seanca për prishjen e teatrit, ku ka pasur përplasje pretendimesh midis përfaqësuesve të Presidencës dhe të Kryeministrisë në lidhje me dorëzimin e provave nga ana e qeverisë.
Si përfundim, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për nesër në orën 10, pasi pranoi të administrojë si provë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit.
Gjatë seancës së sotme, këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit, Bledar Dervishaj, tha se Gjykata nuk i ka administruar provat që ka kërkuar presidenti i shtetit.
“Kërkuam prova shtesë dhe dëshmitarë. Ne kërkuam projektin e teatrin kombëtar, dhe prapë nuk na ka ardhur. Ne kërkuam dokumentacionin qe i parapriu ligjit special dhe sërish nuk na është vënë në dispozicion. Me vendimin e këshillit bashkiak ka një seri shkeljesh kushtetuese”, u shpreh z. Dervishaj.
Presidenti Ilir Meta kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Gjykata, nga ana tjetër, tha qeveria nuk ka sjellë dokumentet dhe provat në afatet e caktuara dhe për këtë edhe Presidencës i janë përcjellë jashtë afatit. Sipas Gjykatës, si ministritë përkatëse, si kryeministri, i kanë dorëzuar dokumentet jashtë afateve.
Kryeministria pretendoi se i ka dorëzuar dokumentet brenda afateve kushtetuese, me datë 8 qershor që ishte afati i fundit, ndaj kërkoi rrëzimin e kërkesës së presidentit dhe pranimin e provave të administruara.
Bledar Dervishaj shtoi se e drejta për të kërkuar shtimin e padisë për shembjen e teatrit ekziston sipas ligjit dhe të drejtës Kushtetuese.
Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb me datë 17 maj të vitit 2020, pak orë para se të gdhinte, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e tij ishin në ambientet e teatrit. Atë ditë dhe ditët në vazhdim pati protesta nga aktivistë dhe nga shoqëria civile.
Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të vitit 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh