Bilanci i luftës, sa viktima janë shënuar nga secilat vende për shkak të luftës me Iranin (Numri)

14 Mars 2026 | 14:15

Bilanci i viktimave vijon të rritet në disa vende të Lindjes së Mesme, pas nisjes së sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit më 28 shkurt.

Sipas të dhënave të përmbledhura nga burime rajonale, numri i përgjithshëm i të vrarëve është i shpërndarë në disa shtete të rajonit, duke reflektuar përhapjen e tensioneve përtej kufijve të Iranit.

Numrin më të lartë të viktimave e regjistron Irani me 1,444 të vrarë që nga fillimi i sulmeve.

Në Liban raportohet për 773 viktima, ndërsa në Izrael janë konfirmuar 14 të vrarë.

Ndërkohë, disa vende të Gjirit kanë raportuar gjithashtu viktima: në Emiratet e Bashkuara Arabe janë regjistruar 6 të vrarë, po aq sa edhe në Kuvajt. Në Bahrein dhe Arabia Saudite janë raportuar nga dy viktima, ndërsa në Oman tre të vrarë.

Sipas të njëjtave burime, 11 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë operacioneve dhe përplasjeve në rajon.

Në Irak bilanci i viktimave ka arritur në 26 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026

Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!

Irani deklaroi këtë të enjte në mëngjes se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të pranojnë kushtet e Teheranit...
08:10 | 16/07/2026

Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein

Ushtria e Iranit tha këtë të enjte se nisi sulme ndaj radarëve dhe aseteve të mbrojtjes ajrore amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, si pjesë e...
08:06 | 16/07/2026