Përplasje verbale në stadiumin e Vlorës, tifozët e Elbasanit merren në mbrojtje nga policia

14 Mars 2026 | 19:17

Këtë të dielë u zhvillua ndeshja mes Flamurtarit dhe AF Elbasanit në Vlorë. Gjatë pushimit të pjesës së parë, situata u tensionua mes tifozëve të të dyja ekipeve ku pati përplasje verbale dhe u shkëmbyen fjalë fyese dhe provokime, duke nxehur ndjeshëm atmosferën në tribunat e stadiumit.

Forcat e sigurisë u vendosën pranë tribunave për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e saj. Përplasjet verbale mes tifozëve vazhduan brenda ambienteve të stadiumit, ndërsa efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të mbrojtur tifozët e Elbasanit. Miqtë u spostuan në mes të hapësirës së tifozerisë mike dhe janë rrethuar nga efektivë të sigurisë në të gjitha anët.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonin këto përplasje, në pjesën e dytë portieri i AF Elbasanit u largua me ambulancë drejt spitalit pas një përplasjeje me një nga lojtarët kundërshtarë. Ndeshja u ndërpre përkohësisht deri në mbërritjen e ambulancës në stadium.

Pavarësisht tensionit dhe incidenteve, Elbasani ia doli të fitonte me rezultatin 1-2. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutat e para të takimit, ndërsa dyfishimi i shifrave erdhi në pjesën e dytë pasi Flamurtari humbi dy penallti brenda dy minutash me Herald Markun. Një gol shprese për ekipin kuq e zi erdhi më vonë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Pas përfundimit të sfidës, tensionet nuk kanë munguar as jashtë fushës, ku tifozët u përplasën me policinë jashtë ambienteve të stadiumit dhe madje edhe brenda stadiumit. Forcat e shumta të policisë ndërhynë, por nuk arritën ta qetësonin plotësisht situatën.

Me këtë rezultat, Flamurtari zhytet më shumë në fundin e tabelës, ndërsa Elbasani merr një fitore të rëndësishme për të qëndruar mes kryesueseve dhe për të forcuar pozitat e tij në kampionat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026