Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për të paguar qiranë ose faturat
Gati një në katër familje në Shqipëri ka vështirësi për të paguar në kohë qiranë ose faturat e shërbimeve, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023. Ky nivel është dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku përqindja e familjeve me vonesa në pagesa llogaritet rreth 9–10%.
Sipas statistikave zyrtare, 24.2% e individëve në Shqipëri jetojnë në familje që kanë pasur vonesa në pagesat për banesën, duke përfshirë qiranë, këstet e kredisë për shtëpinë si dhe faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes. Situata është veçanërisht e rënduar për familjet me të ardhura të ulëta dhe për ato me fëmijë në ngarkim, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve bazë.
Eurostat thekson se indikatorët e përdorur përllogarisin përqindjen e personave që gjatë 12 muajve të fundit nuk kanë mundur të paguajnë shpenzimet e banesës për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Ky tregues reflekton cenueshmërinë ekonomike dhe rrezikun për përjashtim social.
Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë se afro 132 mijë familje ose gati një në gjashtë jetojnë me qira ose në banesë me pronësi të tjetërkujt. Krahasuar me Censusin e vitit 2011, kur ky numër ishte 71 mijë, rritja është 87% gjatë 12 viteve të fundit. Ky trend tregon sfidat strukturore të tregut të banesave dhe presionin ekonomik me të cilin përballen familjet shqiptare.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane