Një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, prindërit: Kur të marrin vajzën, marrin edhe arsyen e jetës

16 Mars 2026 | 18:25

Ka kaluar një vit nga vrasja e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u sulmua me thikë në shtëpinë e saj në Romë nga ish-i dashuri Mark Samson dhe më pas u hodh në një greminë brenda një valixheje. Trupi i studentës nga Terni u gjet më 2 prill të vitit të kaluar. Familja e saj, pavarësisht dhimbjes, viziton vendin ku ndodhi tragjedia pothuaj çdo fundjavë për të kujtuar të bijën e tyre. Në Capranica Prenestina, ata kanë ndërtuar një memorial me foto, lule dhe mesazhe të dashurisë: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh”, shkruhet në mermerin e vendosur aty.

Në një intervistë për mediat italiane, prindërit e Ilaria-s rrëfejnë vuajtjen e tyre të vazhdueshme. “Kur të marrin një vajzë, të marrin edhe arsyen e jetës. Nuk jemi më të njëjtët njerëz,” thotë nëna, Gëzimja, duke përshkruar boshllëkun që ka lënë humbja e të bijës. Ajo tregon kujtimet e fundit me të dhe se dhurata e fundit që i kishte blerë, një bluzë, mbeti e paprekur në sirtar. Babai, Flamuri, shton se ëndrrat e Ilaria-s për një të ardhme të lumtur dhe një karrierë në financa u ndërprenë në mënyrë tragjike.

Prindërit nuk e kanë pranuar kërkesën për falje të ish-të dashurit të vajzës, Mark Samson, i cili është në burg. Ata kritikojnë ashpër edhe nënën e tij, e cila sipas tyre ka ndihmuar djalin të fshijë gjurmët e krimit: “Ata kanë ecur mbi gjakun e vajzës sime. Nuk ka falje, as për të, as për të ëmën.” Procesi gjyqësor vazhdon, dhe prindërit nuk kanë humbur asnjë seancë, duke kërkuar drejtësi dhe jo hakmarrje, për të kujtuar Ilaria-n jo si “vajzën e valixhes”, por për atë që ishte: e jashtëzakonshme, e gëzuar, kureshtare dhe plot jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026