Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni? Kaso hedh poshtë pretendimet: Mashtrime…
Ivi Kaso deputet i PD, i ftuar në “Now” ka komentuar lidhur me votimin që do zhvillohet nesër për rezolutën e PS për shpalljen e Iranit shtet sponsor i terrorizmit.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet se deputetët e opozitës janë udhëzuar të mos e votojnë dokumentin, duke shprehur gjithashtu kritika mbi procedurën dhe mënyrën se si është vendosur në rend dite kjo rezolutë.
“Mashtrime, nuk është e vërtetë që seanca ishte parashikuar për datën 17 mars. Ka një kalendar punimesh të miratuar me vendim të Kuvendit të Shqipërisaë ku seanca normale është parashikuar datë 19 mars.
Arsyeja e vetme që nuk mbahet në këtë datë është se nuk i do qejfi kryetarit të Kuvendit për shkak të axhendës së tij personale.
Rezoluta për Iranin nuk është rezolutë të jetë e hartuar në përputhje me nevojën që ka politika e jashtme e një vendi qoftë për të dalë edhe në krah të partnerit satrategjik që janë SHBA-të, siç nuk ka dalë asnjë vend tjetër në botë, vetëm SHBA e ka bërë deri tani.
Nëse do duhet të ishim vendi i dytë meriton një diskutim serioz dhe që kjo rezolutë, nëse ishte urgjente të kalonte në procedurë normale parlamentare. Kjo është një tekë e Edi Ramës për të dalë si suportues i SHBA-së. Nuk ka bojkot , nuk do shkojmë në një seancë që është e thirrur me një rend dite.
Kjo rezoltutë as nuk është depozituar si nismë e qeverisë , ende nuk është diskutuar, si mund të miratohet nesër?”, ka theksuar Ivi Kaso.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq