Vllaznia konfirmon Brdariç, në Conference League luan ndaj një ekipi boshnjak

15 Qershor 2021 | 16:15

Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e parë që pas fitores së Kupës së Shqipërisë. Pas aludimeve të shumta mediatike për largimin e trajnerit Brdaric, duket se çdo gjë tashmë është konfirmuar dhe ky i fundit, do të jetë në krye të ekipit shkodran edhe sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk jemi klubi që krahasohemi me ekipet më të mira europiane. Ne jemi rritur dhe ky është ekipi im, është një proces që duhet bërë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime, por rëndësi ka që të mbajmë lojtarët, të kemi një të ardhme profesionale, por sigurisht që do shohim edhe tregun. Kisha disa oferta për të ndryshuar skuadër, por ju thashë më parë që Vllaznia është diçka speciale dhe këtë hap e bëmë bashkë”, shprehet Thomas Brdaric.

Vllaznia ka mësuar edhe emrin e kundërshtarit në Conference League, ku do të përballen me ekipin e bosnjës, Siroki Brijeg. Për trajnerin Brdariç kjo është fantastike pasi vetëm një vit më parë Vllaznia luftonte për mbijetesë.

“Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur?!’ Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti. Në kampionat kemi për qëllim të mbajmë profesionalizmin, të jemi në vendet e larta dhe le të ëndërrojmë pse jo. Nuk e di sa mungesa kemi, disa kanë dëmtime, por është gjë e mirë për lojtarët që kemi sot”, deklaroi trajneri kroat.

Sponsori Alban Xhaferi shprehet optimist për të ardhmen. Në pritje të përfundimit të procesit të privatizimit Xhaferi garanton se Vllaznia ka financa të mjaftueshme për merkaton për ndeshjet në kupat e europës si dhe shton se çdo person që do të kontribuojë për Vllazninë edhe pas privatizimit është i mirëpritur.

“Pas pak ditësh Vllaznia do të niset për në fazë përgatitore ku pritet të mësohen dhe emrat e përforcimeve të cilët për momentin nuk bëhen të ditur nga stafi. Momentalisht grupit i janë bashkuar dhe 2 lojtarë në provë ndërsa në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth merkatos”, deklaroi Alban Xhaferi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026