Integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE varet nga heqja e barrierave tregtare

17 Mars 2026 | 16:31

Përshpejtimi i integrimit ekonomik të Ballkani Perëndimor në tregun e vetëm të Bashkimi Evropian mund të arrihet vetëm përmes eliminimit të barrierave tarifore dhe jo-tarifore, si dhe zbatimit të plotë të marrëveshjeve rajonale.

“Është detyrë e jona, si vendimmarrës dhe politikëbërës, që këto rezultate të prekshme dhe këto mundësi reale t’i bëjmë sa më konkrete, të eliminojmë procedurat burokratike, pengesat apo barrierat tarifore apo jo-tarifore që ekzistojnë apo kanë ekzistuar, edhe në rajon, edhe në raport me qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve me Bashkimin Evropian”, tha Mimoza Kusari Lila, ministre e MINT.

Ministrja Kusari Lila bëri të ditur edhe mekanizmat që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

“Shtylla e dytë e Planit të Rritjes, Tregu i Përbashkët Rajonal, është një parakusht për qasjen në përfitimet e tregut të vetëm të Bashkimit Evropian. Zbatimi i tregut rajonal përmes CEFTA-s sjell përfitime reale dhe të prekshme për qytetarët dhe kompanitë tona”, u shpreh Kusari Lila.

Mbështetje për këta mekanizma u theksua se vjen edhe nga Bashkimi Evropian, i cili i konsideron pjesë thelbësore të Planit të Rritjes për rajonin.

 “Shpresojmë shumë që këtë vit, nën kryesimin e Shqipërisë, CEFTA të bëjë përparime të mëtejshme. Mbështetja për CEFTA-n, për integrimin ekonomik rajonal, është pjesë, është shtylla e dytë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili në tërësi krijon stimuj të fortë për integrim më të thellë rajonal dhe të harmonizuar me BE-në”, tha Boguslaw Gertrude, përfaqësuesi nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Prishtinë

Për sfidat me të cilat përballen bizneset kosovare në këtë proces foli edhe kreu i Oda Ekonomike e Kosovës, duke renditur pengesat kryesore administrative dhe rregullatore.

“Ato hasin në barriera administrative, vonesa në kufi, fragmentim rregullator dhe kosto të panevojshme që kufizojnë potencialin e tyre për ta zgjeruar në tregje të ndryshme. Në të njëjtën kohë, ato janë edhe të parat që prekin përfitimet konkrete kur procedurat thjeshtohen”, u shpreh – Lulëzim Rafuna, kryetar i OEK.

Sipas tij, zbatimi i plotë i marrëveshjeve rajonale, veçanërisht i CEFTA-s, është thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve vendase dhe zgjerimin e tyre në tregjet ndërkombëtare. Këto deklarata u bënë gjatë një punëtorie të organizuar nga Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me CEFTA-n.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026