Studimi: Ngrohja globale po ndikon në uljen e aktivitetit fizik, rritet vdekshmëria

17 Mars 2026 | 16:53

Rritja e temperaturave globale po e bën gjithnjë e më të vështirë aktivitetin fizik, duke shtuar pasivitetin dhe rrezikun për pasoja serioze në shëndet. Një studim i ri paralajmëron se kjo tendencë mund të çojë në qindra mijëra vdekje të parakohshme çdo vit deri në vitin 2050.

Sipas të dhënave të analizuara nga 156 vende për periudhën 2000–2022, çdo muaj me temperaturë mesatare mbi 27.8°C lidhet me një rritje prej 1.5 pikësh përqindjeje të pasivitetit fizik në nivel global. Ky efekt është edhe më i theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Studimi shpjegon se temperaturat e larta rrisin djersitjen dhe ngarkesën mbi zemrën, duke shtuar rrezikun për dehidratim dhe lodhje. Si pasojë, njerëzit priren të shmangin aktivitetin fizik, një faktor kyç që lidhet me sëmundje si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti tip 2, disa lloje kanceri dhe probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht, pasiviteti fizik vlerësohet se shkakton rreth 5% të vdekjeve tek të rriturit në nivel global. Deri në vitin 2050, rritja e këtij fenomeni për shkak të nxehtësisë mund të sjellë rreth 500 mijë vdekje të parakohshme shtesë çdo vit, si dhe humbje të konsiderueshme ekonomike.

Rajonet më të prekura pritet të jenë ato që tashmë përballen me temperatura të larta, si Amerika Qendrore, Karaibet, Afrika Lindore dhe Azia Juglindore ekuatoriale. Ndërkohë, gratë dhe adoleshentët konsiderohen ndër grupet më të rrezikuara, për shkak të mungesës së aksesit në hapësira të përshtatshme për aktivitet fizik në kushte të sigurta.

Studimi thekson se aktiviteti fizik duhet të trajtohet si një çështje shëndetësore e lidhur ngushtë me klimën dhe sugjeron masa konkrete, si ndërtimi i qyteteve me më shumë hije, sipërfaqe reflektuese, burime uji dhe hapësira publike të mbrojtura, për të lehtësuar ushtrimin fizik dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026