Studimi: Rritja e çmimit të naftës mund të shtojë inflacionin në afat të shkurtër
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të ndikojë drejtpërdrejt në konsum dhe të reflektohet në shtrenjtimin e produkteve të tjera në vend.
Sipas një studimi të ALTAX, inflacioni dhe kostot e jetesës mund të rriten nëse çmimet e naftës vijojnë të qëndrojnë në nivelet aktuale.
Rritja e çmimeve të karburanteve, e ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, pritet të shkaktojë një valë të re shtrenjtimi në ekonomi, sidomos nëse situata vijon të përshkallëzohet. Shqipëria, për shkak të varësisë nga importi i karburanteve dhe lidhjes direkte me bursat ndërkombëtare, i reflekton shpejt këto luhatje në tregun vendas.
Sipas ALTAX, një rritje e qëndrueshme me 10% e çmimeve të lëndëve djegëse në tregjet globale mund të sjellë një rritje të inflacionit me 0.3 deri në 0.5 pikë përqindje në afat të shkurtër, duke rritur ndjeshëm kostot për familjet shqiptare.
Në studim theksohet se efektet do të ndihen veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur kërkesa për transport, furnizime dhe shërbime energjitike rritet ndjeshëm. Kjo pritet të përkeqësojë presionin inflacionist në sektorët që lidhen drejtpërdrejt me konsumatorin.
Transporti konsiderohet si sektori më i ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve, pasi mbështetet kryesisht te nafta dhe përballet menjëherë me rritje të kostove operative. Ky efekt zinxhir ndikon më pas në të gjithë ekonominë, nga bujqësia dhe ndërtimi, deri te shërbimet dhe tregtia.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta