“Duhet të adaptohemi”, eksperti tregon vendet e punës që po rrezikohen nga inteligjenca artificiale
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti Erald Pashaj deklaroi se inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi tregun e punës, duke vënë në rrezik një gamë të gjerë profesionesh. Sipas tij, zhvillimet teknologjike nuk janë më një parashikim për të ardhmen, por një realitet që tashmë po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si punohet dhe operojnë bizneset.
Pashaj theksoi se sektorë si call center-et janë ndër më të prekurit, pasi inteligjenca artificiale tashmë është në gjendje të kryejë thirrje telefonike, të japë përgjigje dhe të kontrollojë cilësinë e shërbimit. Ai shtoi se shumë procese që dikur kërkonin ndërhyrje njerëzore po automatizohen, duke rritur efikasitetin për kompanitë, por njëkohësisht duke reduktuar nevojën për fuqi punëtore.
“Të gjitha vendet e punës janë të rrezikuara nga inteligjenca artificiale. Të gjitha profesionet. Edhe unë, për shembull. Ne nuk e dimë deri në çfarë niveli do të shkojë, siç nuk e dinim edhe më parë. Unë mendoj që ne duhet të trembemi. Pra jo s’duhet të trembemi dhe të adaptohemi, por duhet të trembemi dhe të adaptohemi. Deri dje mendoja që inteligjenca artificiale nuk do të ndikojë kaq shumë. Mendoja që do të ndikojë më pak. Mendoja që do të jetë ndihmuese. Këto gjëra mendoja. Sot shoh realisht që shumë vende pune janë të rrezikuara dhe po rrezikohen. Po marr thjesht, meqë patëm një diskutim përpara disa kohe, për call center. Po, call center-et kanë filluar të preken. Nuk është një gjë që do të ndodhë, është një gjë që po ndodh. Sot që flasim ka inteligjencë artificiale që bën edhe thirrje telefonike dhe kontrollon cilët njerëz janë mbrapa telefonit, si dhe kontrollon edhe cilësinë e tyre. Thotë edhe gjërat që duhet të thotë, jep edhe përgjigje. Pra, në qoftë se e pyet, jep edhe përgjigjen. Pra vetëm në këtë sektor janë të rrezikuar shumë. Do thuash ti: çfarë do bëjnë këta njerëz? Këta duhet të adaptohen dhe të mësojnë aftësi të reja, të aftësohen për t’u hedhur në tregun e punës. Gjuhët e huaja… persona që kanë jetuar gjithë jetën me përkthime. Çdo njeri në punën e tij, sipas profesionit që ka, duhet ta shikojë që dikush me inteligjencë artificiale mund t’ia zëvendësojë pjesërisht ose plotësisht. Po marr si shembull agjentët e udhëtimit. Sa agjentë udhëtimi ka pasur në Shqipëri që punonin duke prerë bileta, sa ka sot? Pra, po ta shikojmë edhe në tregun tonë të vogël dhe jo aq të zhvilluar sa vendet e tjera perëndimore, ne e shohim që kjo ndikon. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Pra është adaptim me pahir. Duhet të adaptohesh, se s’bën. Nuk ke zgjidhje tjetër. Në të kundërt, ti nuk do t’i marrësh dot disa shërbime ose nuk do punësohesh dot, bëhesh i papunësueshëm. Siç janë, për shembull, aktualisht disa mosha dhe disa njerëz me paaftësi që janë të papunësueshëm, pavarësisht se ndonjëherë duan. Përgjithësisht, të gjitha zhvillimet teknologjike, të paktën në një periudhë afatmesme, e dëmtojnë tregun e punës nga pikëpamja e punëmarrësve, ndërsa nga pikëpamja e kompanive dhe punëdhënësve e ndihmojnë. Kështu që secili duhet të ketë një plan”, tha ai.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania