Ambasadori Luigi Soreca takon Bashën pas rikonfirmimit në krye të PD
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me Lulzim Bashën një ditë pasi kryetari i PD u konfirmua në detyrë pas fitores së thellë në zgjedhjet brenda partisë.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Soreca tregoi edhe dy çështjet e rëndësishme për të cilat ata folën.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri deklaroi se me liderin e selisë blu biseduan për situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon në shtator dhe hapat për në BE.
“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca.
After his re-election as Chairman of @pdshqiperi🇦🇱, I met today @lulzimbasha_al to discuss the current political situation in the run up to the new legislature starting next September, as well as the important next steps in the #EU🇪🇺 integration process of #Albania🇦🇱. pic.twitter.com/T8g6v5mDnz
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 15, 2021
Pasi mori 81 % të votave në garën e 13 qershorit, kreu i Partisë Demokratike falënderoi kandidatët që ishin në garë, ndërsa tha se selia blu do të vazhdojë betejën e saj politike për t’i rikthyer Shqipërisë dinjitetin.
Ai tha se në Partinë Demokratike ka mendime të ndryshme, por qëllimi për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama mbetet i palëkundur.
“Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi”, tha mes tjerash z. Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta