“Evropianët mosmirënjohës”, Hegseth kërcënon: Sot vala më e madhe e sulmeve ndaj Iranit
Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth në informimin e tij mbi luftën me Iranin, tha se SHBA-të do t’i intensifikojnë sulmet e tyre përsëri sot.
“Sot do të jetë përsëri vala më e madhe e sulmeve deri më tani, njësoj si dje”, tha Hegseth.
Ai përsëriti se objektivat ushtarake të Amerikës ishin të sakta dhe sipas planit, duke theksuar se mbrojtja ajrore e Iranit është “rrafshuar” dhe baza e tij industriale mbrojtëse është “shkatërruar kryesisht”.
Hegseth tha se sulmet me raketa balistike dhe dronë të Iranit ndaj forcave amerikane “kanë rënë me 90% që nga fillimi i konfliktit”.
Ai shtoi se “pozicioni i fundit që dikush do të donte të mbante në botë tani” është ai i një udhëheqësi të lartë në forcat e armatosura iraniane, duke i quajtur ato “pozicione të përkohshme”.
“Një regjim si ky, që refuzon të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore, nuk është vetëm një problem rajonal, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Amerikën, lirinë dhe qytetërimin”, theksoi Hegseth për Iranin.
Ai më pas shtoi se “bota, Lindja e Mesme, aleatët tanë mosmirënjohës në Evropë dhe madje edhe pjesë të shtypit tonë duhet t’i thonë një gjë Presidentit Trump – ‘faleminderit'”.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer