Orkestra e Harqeve në Durrës çel sezonin artistik me koncertin “Pranverë”

19 Mars 2026 | 19:24

Orkestra e Harqeve në Durrës ka çelur sezonin artistik për artdashësit me koncertin “Pranverë”. Muzika e luajtur nga artistët e harqeve u duartrokit fort nga spektatorët të cilët deri në fund të vitit do të kenë mundësinë të shijojnë edhe 7 koncerte që ky formacion do të luaj për ta.

Drejtoresha artistike, Olta Juba, bën të ditur se kalendari artistik është edhe më i pasur, me një total prej 18 koncertesh, ku pjesë janë edhe banda frymore dhe kori i të rinjve.

Ndërkohë, dirigjenti Gridi Kraja thekson se repertori përfshin pjesë nga kompozitorë të njohur, duke ndërthurur elemente dramatike me ato të gëzueshme, për të sjellë emocione të ndryshme tek publiku.

Koncerti “Pranverë” u prit me interes nga artdashësit durrsakë, duke premtuar një sezon të pasur artistik për qytetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026