Eksperti i ekonomisë tregon rolin e DEA-s në Shqipëri

19 Mars 2026 | 21:48

I ftuar në një lidhje për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i ekonomisë Arben Malaj u ndal te ndikimi i parasë kriminale në ekonomi dhe roli i institucioneve ndërkombëtare në luftën kundër saj. Ai theksoi se lufta ndaj trafikut të drogës, veçanërisht në Amerikën Latine, ka në fokus dobësimin e fuqisë financiare të grupeve kriminale.

Sipas Malajt, një rol të rëndësishëm në këtë betejë luan DEA, e cila synon të kufizojë ndikimin e parave të krimit, që sipas tij arrijnë të ndikojnë edhe në vendimmarrje politike. Ai paralajmëroi se kjo është një luftë afatgjatë, e cila duhet të fokusohet te krerët e organizatave kriminale për të dhënë rezultate konkrete.

“Lufta kundër drogës në Amerikë Latine dhe DEA këtu ka një qëllim, të ulë fuqinë e parasë kriminale të shqiptarëve që kushtëzojnë edhe se kush do të jetë presidenti i Amerikës Latine, dhe kjo luftë do të vazhdojë. Po vazhdoi me krerët, do të ketë rezultat pozitiv. Po u shpërnda te individët në varfëri, gjithçka humbet. A doli ai nga Shkodra, që është kompania më e madhe e ndërtimit në Shqipëri që furnizon gjithë kompanitë? Kishte marrë pafajësinë dhe vazhdon… s’të intereson nëse është me PD-në apo me tjetrin, sepse është baza juridike. Ne po bëjmë diskutim politik. Të gjitha paratë që synojnë kapjen e shtetit janë në thelb kriminale”, tha Malaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026