Papa Françesk pranon dorëheqjen e kardinalit francez pas rastit të abuzimit seksual

6 Mars 2020 | 17:16

Papa Françesk ka pranuar dorëheqjen e kardinalit francez Philippe Barbarin i cili gjendet në mes të një çështjeje abuzimi seksual, tha  kryepeshkopi i Reimsit përmes një deklarate ditën e sotme.

Një gjykatë apeli në Francë e ka rrëzuar një vendim të mëparshëm kundër Barbarin, ku ai ishte dënuar se nuk kishte raportuar mbi disa akuza për abuzim seksual.

59-vjeçari Barbarin kishte qenë rasti i klerikut me rangun më të lartë që është akuzuar në një skandal abuzimi seksual me të mitur brenda Kishës Katolike franceze.  

Ai u dënua me 6 muaj në mars të 2019, por nuk i ka pranuar akuzat dhe e ka apeluar vendimin.

Gjykata e Lionit vendosi se nga korriku 2014 deri në qershor të 2015, Barbarin kishte fshehur akuza për abuzim seksual që kishin ndodhur në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990 nga ish prifti katolik francez Bernard Preynat.

Gjyqi ndaj Preynat, i cili përballet me akuza për abuzim të dhjetëra djemve, nisi në janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026