Vjosa Osmani uron Fitër Bajramin: Të mbizotërojë solidariteti dhe bashkimi

20 Mars 2026 | 10:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Fitër Bajramit. Osmani shpreh urimet për të gjithë besimtarët myslimanë dhe uron që në këtë ditë të shënuar njerëzit të shprehin sa më shumë solidaritet mes njëri-tjetrit.

Osmani uroi që kjo festë të sjellë mirësi, bashkim dhe solidaritet mes qytetarëve, duke shprehur besimin se lutjet dhe agjërimi i besimtarëve janë pranuar.

“Uroj që kjo festë të na afrojë e të na bashkojë, të rrisë solidaritetin, harmoninë dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Uroj po ashtu që Zoti t’jua ketë pranuar lutjet dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Festa e Bajramit shënon një moment të veçantë, kur njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehin bujarinë e tyre. Në këtë ditë, hapen dyert dhe zemrat, duke mbjellë mirësi, sepse ajo nuk humbet kurrë, për sa kohë që ne zgjedhim ta mbajmë gjallë solidaritetin dhe shpresën.

Prandaj, le të reflektojmë mbi vlerat që na bashkojnë si shoqëri: solidaritetin, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të qëndrojmë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke u bërë burim shprese dhe mbështetjeje.

Gëzuar dhe me fat Fitër Bajrami!”, është shprehur Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026