Rigels Xhemollari: Arsimi ka nevojë për reformim, t’u lihet zgjedhje e lirë universiteteve

16 Qershor 2021 | 10:17

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha në Euronews Albania se pavarësisht ndryshimeve të qeverive apo titullarëve të ministrive, procesi i maturës shtetërore është një proces i pamaturuar akoma.

Sipas Xhemollarit, akuzat për pyetje jashtë programit, ministrja Kushi i ka pohuar në momentin që ka ulur kufirin e pikëve për çdo notë.

“Hartuesit e tezës nuk kanë qenë profesionistë, nuk kanë qenë ekspert dhe ministrja e Arsimit tha që tani do të marrë ekspertët për të gjykuar këta jo ekspertët që kanë bërë tezën,” – tha ai.

Rigels Xhemollari theksoi nevojën për reformim të maturës shtetërore, ndërsa theksoi gjithashtu se deklaratat nga ministrja nuk janë serioze për aq kohë sa mungon transparenca.

Në këndvështrimin e tij reformimi duhet të nisë nga provimet të cilat duhet të kenë një fond pyetjesh, te cilat më pas të përzgjidhen në mënyrë elektronike dhe të korrigjohen po në mënyrë elektronike. Gjithashtu Xhemollari, shtoi rëndësinë për të lënë zgjedhjen e lirë të universiteteve në hyrje dhe dalja prej tyre të shtrëngohet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026