Aksion në zonën e ish-Bllokut, hiqen tavolinat dhe karriget e vendosura në mënyrë të paligjshme

21 Mars 2026 | 09:41

Policia Bashkiake e Tiranës këtë të shtunë ka ndërmarrë një aksion në zonën e ish-Bllokut për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë kontrollit në terren, u konstatua se subjekte të ndryshme kishin zënë në mëmyrë të paligjshme hapësirat publike duke vendosur karrige, tavolina dhe elementë të tjerë pa respektuar rregullat e përcaktuara.

I pranishëm në këtë aksion ka qenë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili ka theksuar se hapësirat publike janë pronë e përbashkët dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo të zihen në mënyrë abuzive nga subjekte të caktuara.

“Ne jemi të gjithë pro biznesit, pro zhvillimit të qytetit tonë, por duam që të gjithë të jenë me kushte të barabarta. Në rast se do të gjejmë shkelës të cilët nuk paguajnë hapësirën që zënë, Policia Bashkiake do të marrë karriget dhe tavolinat dhe të gjitha objektet që ata kanë vendosur mbi këtë hapësirë publike. Hapësirat publike janë të qytetarëve të Tiranës dhe të të gjithë të tjerëve, të cilët duam të jetojmë të gjithë bashkë në këtë qytet. U bëj thirrje të gjitha bizneseve të cilat duhet të kenë shumë kujdes me shfrytëzimin e pa masë të hapësirave publike”, u shpreh Sulaj.

Nga ana e saj, drejtoresha e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, tha se do të ketë kontrolle në vijimësi për çdo biznes apo individ që zë hapësirën publike. Lalaj theksoi se kontrollet do të shtrihen nga rrugët urbane deri në rrugicat e lagjeve.

“Ka tejkalime dhe abuzime për sa i përket këtyre hapësirave publike nga shumë biznese. Të respektohen në maksimum hapësirat e përcaktuara për të cilat ata tarifohen. Çdo biznes apo individ që zë hapësirën publike do të ketë kontrolle në vijimësi. Kontrollet do të intensifikohen në çdo rrugë urbane, nëpër rrugicat e lagjeve, lidhur me abuzimet dhe zënien e këtyre hapësirave, qoftë me karrige e tavolina nga subjekte, apo qoftë edhe me sende të paligjshme të cilat shpesh vendosen për parkingje makinash, duke ruajtur pjesën e përparme të subjekteve për të vendosur makinat e klientëve të tyre”, deklaroi Lalaj.

Ndërkohë, aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë në të gjithë kryeqytetin për të parandaluar zaptimin e tyre nga subjekte të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026