Gjirokastër, përkujtohet 118-vjetori i luftës së Mashkullorës dhe Çetës patriotike të Çerçiz Topullit
Në Gjirokastër është përkujtuar 118-vjetori i betejës së Mashkullorës. Në 18 mars të vitit 1908 në ketë fshat çeta patriotike e Çerçiz Topulli zhvilloi një prej beteja që do të linte gjurmë në historinë e vendit tonë në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Në nderim të kësaj ngjarje në fshatin Mashkullorë është zhvilluar një aktivitet ku të pranishmit nderuan aktin atdhetar të Çerçiz Topullit dhe patriotëve të tjerë.
“Beteja e Mashkullorës e 18 marsit të vitit 1908 është një ngjarje që është kthyer në festë tradicionale dhe kjo çetë e krijuar në fillim të viteve 1906 është një çetë që dallon nga çetat e tjera të Jugut siç ka qenë çeta e Sali Butkës, Spiro Ballkamenit, apo edhe çeta të tjera sepse ka disa aktivitete të saj”, thekson Zabit Ahmeti, banor i Mashkullorës.
“Për të kujtuar këtë luftë heroike, të lavdishme të kësaj çete që nderoi fshatin tonë , nderuan veten, nderuan kombin, kundër një ushtrie shumë të madhe osmane përballë 7 vetave që ishin pjestarët e çetës,ne e kujtojmë dhe do ta kujtojmë përherë”, tha Myrteza Haska, banor i Mashkullorës gjithashtu.
Përgjatë këtyre 118 viteve Lufta e Mashkullorës dhe figura e patriotit Çerçiz Topulli kanë qenë në qendër të shumë studimeve historik dhe krijimeve artistike.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara