Lëvizjet e reja në PS, ish-deputeti Deliu: PS mbetet një forcë në terren, Balluku në Fier e sukseshme!

21 Mars 2026 | 21:36

Denis Deliu, ish-deputet i Partisë Socialiste, ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me disa ndryshime që kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë në mbledhje e Asamblesë së PS për drejtuesit politikë të qarqeve.

Denis Deliu i cilëson ato si vendime të menduara të cilat janë bazuar edhe në rezultatet zgjedhore.

Deliu theksoi se Partia Socialiste mbetet një forcë në terren, nga ku edhe lëvizjet aktuale në strukturat drejtuese kanë po të njëjtin qëllim, forcimin e mëtejshëm të partisë.

“Kryeministri është një njeri që ka ditur të udhëheqë PS për 4 mandate drejt fitores. PS është shumë e fortë, e organizuar në terren dhe ka dëshmuar se ka rritje që nuk vjen nga rastësia.

Janë logaritjet e duhura që kryeministri dhe Kryesia bën, edhe lëvizja e individëve këtë qëllim ka.

Duke u bazuar tek rezultatet e fundit, dhe duke parë zgjedhjet që ne përgatitetmi për të fituar, bën llogaritë e duhura dhe vendos njerëzit në pozicionet e duhura.

Nëpër zgjedhje dhe gara kuptohen problematikat që nuk shkojnë brenda partisë. Sot është një realitet që në Fier Belinda Balluku ka qenë një drejtuese e suksesshme përderisa janë marrë ato mandate.

Pritshmëritë kanë dalë pasi PS ka një rritje, kemi 83 mandate, është një besim nga populli”, tha Deliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026