Një orë pritje në doganë, për të hyrë apo dalë në Shqipëri nëpërmjet Greqisë

22 Mars 2026 | 17:33

Prej rreth tre muajsh, udhëtarët që kalojnë kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në pikën e kalimit të Kristallopigi, pranë Kapshticë, po përballen me pritje të gjata si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori shqiptar.

Sipas raportimeve nga terreni, shkak i këtyre vonesave është implementimi i një sistemi të ri identifikimi nga pala greke. Udhëtarët detyrohen të presin shpesh më shumë se një orë për shkak të radhëve të krijuara në të dyja anët e kufirit.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga homologët grekë aplikimin e procedurave të përshpejtuara, veçanërisht për shtetasit që janë të pajisur me dokumente greke. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është reflektuar në praktikë, duke bërë që fluksi i lëvizjes të vijojë me ritme të ngadalta.

Burime jozyrtare nga policia kufitare në Drejtorinë e Korçë bëjnë me dije se një nga faktorët që ndikon në vonesat është edhe koha e nevojshme për përpunimin e çdo individi. Procedura në sportel mund të zgjasë deri në 10 minuta për person, pasi përveç kontrollit dhe vulosjes së dokumenteve kërkohet edhe fotografimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me masat konkrete për përmirësimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026