Trump sulmon ashpër presidentin izraelit: I dobët dhe patetik!

23 Mars 2026 | 10:46

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar ashpër presidentin izraelit, Isaac Herzog, duke e cilësuar atë “të dobët dhe patetik” dhe duke e akuzuar për mashtrim lidhur me një premtim për faljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në një intervistë, Trump deklaroi se Herzog i kishte thënë disa herë se do ta falte Netanyahun, por sipas tij, kjo nuk ndodhi. Ai shtoi se presidenti izraelit “nuk ishte një udhëheqës”.

Trump kritikoi gjithashtu procesin gjyqësor ndaj Netanyahut, duke e cilësuar atë si një shpërqendrim nga çështjet e luftës. “Bibi duhet të përqendrohet te lufta, jo te budallallëqet”, u shpreh ai.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ngre këtë çështje, pasi më herët e ka quajtur Herzogun “të dobët dhe të padobishëm” dhe e ka akuzuar për përdorim politik të çështjes së faljes.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë izraelit ka kundërshtuar pretendimet e Trump, duke theksuar se Herzog nuk ka bërë kurrë një premtim të tillë dhe se çdo kërkesë do të trajtohej sipas procedurave ligjore.

Ndërkohë, Netanyahu vijon të përballet me akuza për korrupsion, të lidhura me favore dhe përfitime të dyshuara në këmbim të vendimeve politike dhe mbështetjes për figura të fuqishme të biznesit dhe medias.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026