53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 persona në Itali! Mes tyre edhe 2 shqiptarë

23 Mars 2026 | 15:35

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku në pranga janë vënë 4 persona mes tyre edhe dy shqiptarë, të moshës 39 dhe 52 vjeç. 52-vjeçari mësohet se ishte nën arrest shtëpiak. Gjithashtu janë arrestuar një italian 64-vjeçar dhe një egjiptian 44-vjeçar.

Nga ky operacion u sekuestruan 53,000 euro para të gatshme, 4.5 kilogramë kokainë dhe 1.7 kilogramë hashash.  Droga dhe paratë u gjetën në një banesë në Osio Sopra.

Rasti u zbulua në kuadër të një hetimi të Policisë së Shtetit, të kryer midis provincave të Bergamos dhe Milanos, i cili çoi në sekuestrimin e një totali prej 12 kilogramësh drogë dhe 90,000 eurosh në para të gatshme. 

Hetimet u zhvilluan midis shtatorit 2022 dhe marsit 2023. Pasi mbërritën urdhër-arrestet në mesin e marsit 2026, oficerët kryen kontrolle në shtëpi, duke i gjetur personat e kërkuar në banesa me para të fshehura në mure dhe drogë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026