Masat që po merr Greqia për rritjen e çmimit të naftës, paketë 300 milionë euro

23 Mars 2026 | 16:44

Pas Italisë, edhe Greqia fqinje ka marrë masa për lehtësimin e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të karburantëve që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se paketa e ndihmës që kap vlerën e 300 mijë eurove në dy muaj, përmban katër masa, subvencion për karburantin, Kartë Dixhitale të Karburantit, subvencion për blerjen e plehrave për bujqësinë dhe kompensim për kompanitë e trageteve me zbritje të detyrueshme.

Masat:

1. Karburanti dizel subvencionohet në rrjetin e shpërndarjes me 16 cent/litër – përfitimi në çmimin përfundimtar (duke përfshirë TVSH-në) është 20 cent/litër.

2. Një Kartë Dixhitale Karburanti lëshohet për të mbështetur rritjen e çmimeve të benzinës – ajo do të përdoret në stacionet e benzinës, transportin publik dhe taksitë. Mbështetja mesatare është 36 cent/litër – me një konsum mesatar mujor prej 70 litrash.

3. Për të lehtësuar fermerët nga rritjet e ndjeshme të plehrave, 15% e shumës së të ardhurave të tyre nga blerjet subvencionohet.

4. Po vendoset kompensim për kompanitë e trageteve, i cili do të lidhet me zbritje të detyrueshme në bileta, me qëllim që çmimet të mbahen në nivelet e vitit të kaluar.

Qeveria mbetet dhe do të mbetet në krah të çdo qytetari grek”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026