Trump miraton dërgimin e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme

24 Mars 2026 | 21:50

Presidenti amerikan, Donald Trump ka miratuar vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve në Lindjen e Mesme, thanë burime për Sky News.

Ushtarët vijnë nga Divizioni i 82-të Ajror. Sipas burimeve, presidenti miratoi vendosjen mbrëmë dhe urdhrat po shkruhen sot për selinë qendrore, stafin dhe disa forca tokësore, por jo për të gjithë brigadën.

Brigada e plotë përbëhet nga më shumë se 3,000 trupa, por ky dislokim do të jetë më pak se gjysma e kësaj shume, me nën 1,500 ushtarë. Më parë u raportua se do të dërgoheshin mijëra trupa shtesë. Forcat shtesë ende nuk janë larguar nga SHBA-ja, por mund të vendosen në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026