Hoxha pret ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë

25 Mars 2026 | 12:25

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Gjatë takimit, Hoxha dhe Durmishi kanë rikonfirmuar angazhimin për thellimin e partneritetit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat. Ministri Hoxha nga ana e tij ka deklaruar se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme.

Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit. Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkroi Hoxha nw X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026