Aksident në Lezhë, makina përplas motorin! Një i plagosur

25 Mars 2026 | 15:55

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Mabë. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motor. Për shkak të përplasjes është plagosur shoferi i motorit rreth 69 vjeç.

Ai është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri rezultoi në gjendje të dehur dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Lezhë/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Lezhë-Mabë”, automjeti me drejtuese shtetasen I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Z. B., rreth 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Z. B., i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi Z. B. rezultoi në gjendje të dehur. Po kryhen veprimet procedurale me këtë shtetas. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026