Banka e Shqipërisë linceson Jet Bank: Gati për testimet e bankës
Jet Bank plotëson procesin e lincesimit nga Banka e Shqipërisë për të operuar me kapacitete të plota në tregun shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt prezantimit të modelit të parë të bankimit 100% digjital në vend.
Ky zhvillim konfirmon përfundimin me sukses të një procesi rigoroz vlerësimi dhe përgatitjeje, në përputhje me standardet rregullatore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar.
Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës banka do të jetë e aksesueshme për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Kjo fazë synon të mbledhë përshtypje mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e bankës.
“Pas licencimit, fokusi ynë është të sigurojmë që çdo element i eksperiencës së klientit të jetë i thjeshtë, funksional dhe i besueshëm. Për këtë arsye, do të fillojmë me një fazë testimi të kontrolluar përpara se të prezantojmë bankën për publikun e gjerë,” -Znj. Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank.
Paralelisht, grupi I produkteve dhe shërbimeve do të ndërtohet hap pas hapi, duke u bazuar në kërkesat dhe feedback-un e klientëve gjatë kësaj faze, me qëllim që çdo product i ofruar të adresojë nevoja reale dhe konkrete. Bazuar në rezultatet e testimeve, Jet Bank do të përcaktojë momentin e lançimit të plotë në treg, duke sjellë një qasje të re në mënyrën si individët dhe bizneset ndërveprojnë me shërbimet financiare.
Jet Bank synon të ofrojë një përvojë bankare tërësisht digjitale, të ndërtuar mbi parime të thjeshtësisë, shpejtësisë dhe transparencës, duke iu përshtatur ritmit dhe nevojave të jetës së përditshme të klientëve të saj.
Rreth Jet Bank
Jet Bank është banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, që sjell një standard të ri të bankimit. E ndërtuar mbi teknologji moderne dhe procese të thjeshtuara, Jet Bank ofron shërbime financiare të aksesueshme në çdo kohë, në përputhje të plotë me kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë.
Kontakt: [email protected]
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia