Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës në Iran

25 Mars 2026 | 18:14

Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një seance parlamentare të mërkurën ka deklaruae se po bëjnë gjithçka që munden për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që tani të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për luftën në Iran. 

Merz tha se përfundimi i konfliktit midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është e vetmja zgjidhje e vërtetë për rritjen e  çmimeve të naftës.

“Ne nuk mund të kompensojmë çdo rritje çmimesh përmes masave tatimore ose masave nga buxheti federal. Mënyra më e mirë për të rikthyer çmimet nën kontroll është t’i japim fund luftës në Iran. Dhe qeveria po bën gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kancelari gjerman.
 
Ai theksoi se kishte shprehur vazhdimisht shqetësimet e Berlinit në lidhje me luftën dhe rreziqet që ajo paraqet për ekonominë globale në telefonatat e fundit me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

“Unë po koordinohem ngushtë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian, si dhe me Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe shumë të tjerë”, shtoi ai.

Merz pranoi se përfundimi i armiqësive kërkon vullnetin e të gjitha palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin për të 11-tën natë radhazi dhe Teherani zgjeroi ofensivën e tij kundër shteteve të Gjirit, Pakistani intensifikoi përpjekjet e...
08:22 | 22/07/2026

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,346, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
08:14 | 22/07/2026

Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit  prej ditësh kanë lënë 13 të vdekur dhe shtatë të zhdukur, njoftuan autoritetet...
08:10 | 22/07/2026