Irani hap Ngushticën e Hormuzit, vetëm për këto anije

25 Mars 2026 | 19:00

Irani ka njoftuar tashmë se “anijet jo armiqësore” mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Disa anije nga Kina, India dhe Pakistani tashmë po kalojnë këtë rrugë ujore jetike. Madje raportohet se janë vendosur edhe pagesa deri në 2 milionë dollarë për të kaluar.

Irani është tallur me pretendimet e Trump se po zhvillohen bisedime për një marrëveshje paqeje duke thënë se “SHBA po negocion me vetveten. Ne nuk do të pajtohemi kurrë me ju”, tha një zëdhënës i ushtrisë iraniane.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po udhëheqin negociatat me Iranin, duke shprehur optimizëm se një marrëveshje është afër. Një burim iranian i tha CNN se Teherani është i gatshëm të dëgjojë propozime “të qëndrueshme” për t’i dhënë fund luftës.

Komentet e Iranit erdhën pasi Trump këmbënguli se Irani e dëshiron “shumë” një marrëveshje” dhe Irani u ka dhënë SHBA-ve një “dhuratë shumë të madhe, me vlerë të jashtëzakonshme”.

“Mund të themi që ky është ndryshim regjimi” dhe “e kemi fituar këtë luftë”, u shpreh presidenti në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, Irani ka rënë dakord që “mos të ketë kurrë armë bërthamore”.

Deklaratat e Trump kanë ndikuar menjëherë në çmimet e naftës, të cilat ranë më shumë se 5% në 94.42 dollarë për fuçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin për të 11-tën natë radhazi dhe Teherani zgjeroi ofensivën e tij kundër shteteve të Gjirit, Pakistani intensifikoi përpjekjet e...
08:22 | 22/07/2026

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,346, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
08:14 | 22/07/2026

Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit  prej ditësh kanë lënë 13 të vdekur dhe shtatë të zhdukur, njoftuan autoritetet...
08:10 | 22/07/2026