Leavitt: Trump dëshiron paqe, nëse Irani nuk pranon do të goditet më fort se kurrë

25 Mars 2026 | 19:25

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka deklaruar para gazetarëve se SHBA-të janë shumë afër përmbushjes së objektivave kryesore të Operacionit Epic Fury.

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi se operacioni do të zgjaste katër deri në gjashtë javë ndërsa Leavitt theksoi se në 25 ditë ushtria ka ecur përpara afatit dhe se po performon në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ajo shtoi se Trump dëshiron paqe, por theksoi se nëse Irani nuk pranon presidenti amerikan do ta godasë atë më fort se kurrë.

“Presidenti Trump nuk bën bllof dhe është i përgatitur të shkaktojë ferrin. Irani nuk duhet të bëjë përsëri llogaritjet e gabuara”, tha ajo.

Leavitt shtoi se bisedimet vazhdojnë midis SHBA-së dhe Iranit, duke mohuar se ato kanë arritur në një rrugë pa krye, por nuk hyri në detaje.

Ajo tha se ka elementë të së vërtetës për një plan prej 15 pikash të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës por shtoi se jo të gjitha detajet e raportuara kanë qenë plotësisht faktike. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin për të 11-tën natë radhazi dhe Teherani zgjeroi ofensivën e tij kundër shteteve të Gjirit, Pakistani intensifikoi përpjekjet e...
08:22 | 22/07/2026

Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,346, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
08:14 | 22/07/2026

Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesën më të madhe të Kilit  prej ditësh kanë lënë 13 të vdekur dhe shtatë të zhdukur, njoftuan autoritetet...
08:10 | 22/07/2026