Euro 2020, Italia kërkon suksesin e radhës ndaj Zvicrës
Italia do të kërkojë mrekullinë e dhjetë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kampionatin europian. Për 9 takime me radhë përfaqësuesja “Azurre” ka marrë 9 fitore, duke mos pësuar asnjë gol, ndërsa ka shënuar 28.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini do të kërkojë fitoren e dytë në grupin A përballë Zvicrës, pas suksesit 3-0 ndaj Turqisë.
Sa i takon skuadrës që do të zbresë në fushë, Italia duhet të bëjë pa Florenzin, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit.
Skuadra helvete në anën tjetër do provojë të marrë fitoren e parë, pasi ndaj Uellsit nuk morën më shumë se një pikë, pasi barazuan 1-1.
Zvicra në historinë e saj ka marrë vetëm 2 fitore në fazat finale të kampionateve europiane, por janë në një moment mjaft të mirë, pasi kanë vetëm 1 humbje në 15 takimet e fundit.
Shpresat e skuadrës së drejtuar nga Petkoviç janë te Shaqiri dhe Embolo, të cilët do kenë detyrën për të udhëhequr skuadrën drejt një rezultati pozitiv, për të shpresuar kalimin për në fazën tjetër.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta