Çmimet rriten, të ardhurat jo! Shqiptarët larg blerjes së shtëpisë
Shqiptarët janë ndër më pesimistët në Europë kur bëhet fjalë për blerjen e një shtëpie. Treguesi i besimit për blerjen e banesave qëndron në rreth -82 pikë, çka do të thotë se shumica dërrmuese e familjeve nuk e konsiderojnë të mundur blerjen e një shtëpie në 12 muajt e ardhshëm.
“Shumica e shqiptarëve e kanë të pamundur të blejnë një banesë, e madje besimi në nivelet më minimale, kjo sipas të dhënave të Eurostat. Çmimet e larta dhe të ardhurat e ulëta po e bëjnë shtëpinë gjithnjë e më të paarritshme.”-shprehet Ortensa Budlla, gazetare e Euronews Albania.
Ky nivel është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe reflekton vështirësitë reale që hasin qytetarët. Nga ana tjetër, rreth 42% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, ndërsa të ardhurat janë shumë herë më të ulëta krahasuar me vendet e BE-së.
“Pavarësisht rritjes së pagave, mundësia për të blerë banesë me kursime. Në Shqipëri janë rritur edhe kostot dhe shpenzimet për të mira dhe shërbime bazë për një familje, duke e bërë marzhin e kursimit shumë më të vogël dhe hapësirat e kufizuara për të ofruar më shumë kredi apo banesa sociale, sidomos për çiftet e reja.”-tha Erion Muça, ekspert punësimi.
Ndërkohë, edhe pse agjencitë imobiliare raportojnë për një shtim të kërkesave për blerjen e një banese, shumica prej tyre nuk arrijnë ta finalizojnë atë, pavarësisht përpjekjeve për të kursyer apo për të përfituar kredi.
“Është goxha e vështirë, të paktën kur flasim për dyvjeçarin e fundit, të finalizojnë blerjen e një apartamenti, kjo për shkak se çmimet janë rritur në mënyrë shumë më të shpejtë sesa të ardhurat. Kërkesa është shumë e lartë edhe pse nuk e finalizojnë në mënyrë të shpejtë. Nga ana tjetër kemi klientë të huaj dhe diaspora dhe e shohin Shqipërinë si një shtet me kthim investimi më të shpejtë.”-tha Valeria Dushku, agjente imobilare.
Të dhënat e Eurostat nxjerrin në pah disa faktorë, përfshirë këtu paranë jashtë sistemit, kreditë dhe normat e interesit, si dhe të ardhurat e pakta, që ndikojnë në mënyrë indirekte për të siguruar një banesë.
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet