Kriza e çmimeve e karburanteve, Japonia fillon nxjerrjen e naftës nga rezervat shtetërore
Nga e enjtja në orën 11:00 sipas kohës lokale, Japonia do të filloj të lirojë naftë për 30 ditë nga rezervat e saj shtetërore. Kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të liruar deri në 45 ditë në total, më i madhi ndonjëherë, së bashku me lirimet nga rezervat e sektorit privat që filluan më 16 mars.
Tokio gjithashtu planifikon të lirojë naftë nga rezervat e mbajtura së bashku me vendet prodhuese deri në fund të muajit, tha Kryeministri Sanae Takaichi.
Japonia importon më shumë se 90% të naftës së saj të papërpunuar nga Lindja e Mesme.
Dhe pasi çmimet e karburantit arritën nivele rekord prej 190 jen për litër, Japonia nxori subvencione për t’i kufizuar ato në rreth 170 jen për liter.
Të mërkurën, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, tha se agjencia është e përgatitur të lirojë më shumë rezerva nafte kur të jetë e nevojshme.
Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Tokio, ku Takaichi i kërkoi IEA-s “të përgatitej për të zbatuar një njoftim shtesë në rast se situata zgjatet” mes luftës SHBA-Izrael me Iranin.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje