Arti i edukimit, Brunilda Çerraga tregon sfidat e profesionit: Një mësues i mirë luan shumë role

7 Mars 2020 | 10:36

26-vitet në profesionin e mësuesit të ciklit të ulët nuk ja kanë zbehur mësueses Brunilda Çerraga pasionin për mësimdhënien. Përgjegjësia e saj e lartë ndaj të vegjëlve, të cilët i cilëson si qytetarë të së ardhmes duket jo vetëm në sjelljen e saj në klasë, por edhe prej kualifikimeve. Mësuesja e klasës së parë në shkollën Jeronim de Rada” është ndër të paktat në ciklin e ulët që zotëron titullin doktore shkencash.

“Profesioni ynë të detyron të jesh shumëdimensional dhe t’i tejkalosh kompetencat e një mësuesi. Ti nuk mund të rrish dot vetëm mësues, pra një mësues i mirë luan shumë role dhe vishet me shumë ngjyra gjatë ditës së tij mësimore. I duhet ta bëjë dhe mendoj se shumica prej nesh e bëjnë”.

Tipologjia e nxënësve ka ndryshuar ndër vite. Interneti sipas mësueses ka ndikuar edhe te mënyra se si fëmijët qasen drejt dijes.

“Një fenomen që vë re gjatë mësimdhënies është se nxënësit shkruajnë saktë, por përtojnë të lexojnë. Mendoj se pjesa e internetit i ka bërë të mbyllen dhe të rrinë me veten dhe kjo ndikon edhe te të lexuarit. Ai do të lexojë, do të përdorë zërin për ta dëgjuar të tjerët  ndërkohë që ai është mësuar të merret me veten dhe lojërat e veta. Mund t’i bëj një thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët sa më larg internetit dhe televizorit pse jo”.

Autore e disa prej teksteve të qytetarisë në ciklin e ulët, Çerraga nënvizon se mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm në mënyrën se si sillet.

“Një mësues i ciklit fillor duhet të jetë empatik. Ta vendosë veten në vendin e çdo fëmije. Ti njohë mirë ata fëmijë, sepse ata janë qytetarët e së nesërmes”.

Arritjet e nxënësve dhe mirënjohja e tyre janë motivimi më i madh për të.

“Ndjehem krenare për veten më duhet ta them. Ndoshta disa vite përpara nuk do e thoja. Tani jemi aq të rritur sa mund ta themi sepse kemi vepra në kurriz që na bëjnë të ndihemi krenarë, por kemi edhe ca njerëz të mirë që i kemi patur nxënës e janë bërë dikushi, kanë ecur në jetë dhe ti merr shpërblimin e punës tënde dhe ndihesh krenare për ta dhe për veten”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026