Cili është formacioni i mundëshëm i ndeshjes Poloni-Shqipëri, Jasir Asani përfundon në tribunë
Në mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në PGE Narodowy të Varshavës, Kombëtarja shqiptare sfidon Polonia në një përballje vendimtare për gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026. Për kuqezinjtë, kjo është një etapë e paprecedentë, pasi për herë të parë arrijnë në këtë fazë të garës.
Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë në sfidën teke, katër ditë më vonë do të luajë në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi, me objektivin për të siguruar një vend në finalet e Botërorit që zhvillohen këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Atmosfera në Varshavë është ndezur që në orët e para të ditës, me tifozët shqiptarë që kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit polak mes këngëve dhe simboleve kombëtare. Rreth 3 mijë tifozë pritet të jenë në stadium, ndërsa shumë të tjerë kanë udhëtuar edhe pa siguruar një biletë.
Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë, ku mungojnë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake. Asani vijon të jetë jashtë ritmit të ndeshjeve, ndërsa dy mungesat e tjera lidhen me zgjedhje taktike dhe balancimin e repartit.
Sa i përket rreshtimit, pritet që Shqipëria të zbresë në fushë me skemën 4-3-3, por me një rol të avancuar të ndryshuar në sulm. Në mungesë të një qendërsulmuesi tipik, trajneri mund të aktivizojë një “nëntë false”, rol që mund t’i besohet Nedim Bajramit. Repartet e tjera nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha nga ndeshjet e fundit.
Formacion i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni, Bajrami, Hoxha.
Historiku i përballjeve mes dy ekipeve favorizon Poloninë, me 10 fitore në 15 takime, ndërsa Shqipëria numëron dy suksese dhe tre barazime. Një prej fitoreve më të fundit të kuqezinjve është ajo e shtatorit 2023 në Tiranë, ku triumfuan 2-0.
Sfida e sotme mbetet një nga më të rëndësishmet për futbollin shqiptar, pasi një fitore do ta afronte ndjeshëm ekipin drejt një kualifikimi historik në Kupën e Botës 2026.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona